E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Afganistan: Ekzekutohet komando shqiptar, i dyti në koma

Feti Vogli, 31 vjeç, i vrare dje ne afganistan

Kapiten Feti Vogli humb jetën në misionin e tretë jashtë vendit. Udhëhiqte autokolonën që ra pritë e 11 afganëve me uniformë policie.

Pritë me armë në një fshat të Kandaharit, vdes kapiten Feti Vogli, pa ndjenja Aleksandër Peci.

Një komando shqiptar u vra në krye të detyrës dje në Afganistan nga persona të veshur si policë vendas, në fshatin Robot 2. Viktima është Feti Vogli, me gradën Kapiten. Në të njëjtën ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në koma, komandoja tjetër shqiptar, Aleksandër Peçi. Si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes është prekur nga plumbat dhe është plagosur edhe një ushtar amerikan. Në njoftimin e parë të Ministrisë së Mbrojtjes thuhej se më datë 20 shkurt 2012, ora 15:05 lokale, në fshatin Robot 2, Kandahar, Grupi I Special, i drejtuar nga kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID, me mision kryerjen e një takimi për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (aut. mod. 56) dhe një mitraloz i lehtë. Në informacionin e mëvonshëm u tha se personat që kishin qëlluar me armë ndaj kontingjentit paqeruajtës kishin qenë persona të maskuar si policë afganë. Nga burimet ushtarake njoftohet se të shtënat me armë kanë qenë krejt të papritura në sulmin e organizuar ndaj trupave të misionit që po shoqëronte personelin e USAID-it. Si pasojë e të shtënave, kapiten Feti Vogli ka marrë plagë të rënda dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Aleksandër Peçi është qëlluar me plumba në pjesën e qafës dhe në bel, duke pësuar gjendje kome.
Hetimi

Vendi ku ndodhi ngjarja dje ne Kandahar te Afganistanit

Viktor Derdo, komandant i Forcës Tokësore, tha se gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën rëndë tre ushtarakë. Një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të kontingjentit Eagle 4. Kapiteni Feti Vogli ndërroi jetë në Spitalin Rol 3 në Kandahar. Nga Ministria e Mbrojtjes në Tiranë thuhet se pas të shtënave me armë në drejtim të kontingjentit ku bënin pjesë dy komandot shqiptarë, në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri. Gjatë të shtënave kanë marrë plumba tre ushtarakë, nga të cilët dy shqiptarë dhe një amerikan. Dy shqiptarët e prekur nga kjo ngjarje bënin pjesë në kontingjentin Eagle-Shqiponja. Pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Robot 2, ku ushtarakët po shoqëronin personelin civil të USAID-it, misioni paqeruajtës ndërkombëtar ka bërë arrestimin e 11 personave të veshur si policë afganë. Nga hetimet është arritur të mësohet se pesë prej tyre kanë qëlluar me armë në drejtim të trupave ndërkombëtare ku bënin pjesë edhe komandot shqiptarë. Pas arrestimit të autorëve të ngjarjes ka nisur edhe marrja e tyre në pyetje në lidhje me shkakun e sulmit të armatosur dhe motivet e ngjarjes.       tr.so

Kapiten Feti Vogli, i dekoruar tri herë

Feti Vogli, 31 vjeç, i vrare dje ne afganistan

Kapiten Feti Vogli humbi jetën dje gjatë një sulmi të armatosur në Kandahar, Afganistan, në një mision paqeruajtës. Vogli ka lindur më 23.05.1981, në fshatin Balduksht të rrethit të Tiranës. Ai ishte i martuar me zonjën Alva Vogli dhe kishte një vajzën 3-vjeçare Egi Vogli. Kapiten Vogli ka mbaruar Akademinë Ushtarake, në specialitetin Artileri Tokësore dhe u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant toge në Brigadën e Stërvitjes të bazës Bunavi. Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe, si rezultat i arritjeve në detyrë, është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar. Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007. Medalje për Shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010. Nga data 16.01.2012 është dërguar me mision luftarak EAGLE 4 në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit, thuhet në jetëshkrimin e tij.

Lajmi në mediat ndërkombëtare
Dhjetëra media nga të gjitha vendet e botës, që nga Australia e deri në Shtetet e Bashkuara, kanë pasqyruar lajmin për vrasjen e një ushtari shqiptar dhe plagosjen e një tjetri, si dhe një ushtari me orgjinë të padeklaruar nga trupat ndërkombëtarë në Afganistan. Lajmi, i përhapur nëpër mediat prestigjioze të botës nga agjencia Associated Press, u referohej burimeve nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Në fillim u raportua për vdekjen e dy ushtarëve e më pas lajmi u korrigjua, me vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri nga trupat komando, që ishin në mision gjashtëmujor në Afganistan, me skuadrën e vendosur atje në mes të janarit 2012. Mes raportimit për të humburin e parë nga trupat shqiptarë në misionin në Afganistan, ngrihej edhe shqetësimi i thellë për rritjen e sulmeve të policëve e ushtarëve afganë kundër forcave ndërkombëtare (deri tani 45 raste), të cilat veprojnë atje si aleatë në luftën kundër terrorizmit. Lajmi u pasqyrua mes të tjerash në Washington Post, Chicago Tribune, Sydney Morning Herald, Miami Herald, ABC news, CBS news, The Voice of America, The Seattle Times etj.

Flet vëllai: Ky ishte misioni i fundit për Fetiun

Nuses nuk i kemi treguar ende për vrasjen

Florenc Vogli: Tri ditë më parë fola me të, më tha që skishte probleme

Festim Vogli, vëllai i Feti Voglit

Ky ishte misioni i fundit. Pas tri periudhave të shërbimit dy herë radhazi në Irak dhe së fundi në Afganistan, Feti Vogli priste të përfundonte misionin e fundit e më pas të tërhiqej.
Kështu thonë të afërmit e Feti Voglit, komandos shqiptar që gjeti vdekjen në Afganistan. Vëllai i kolonel Feti Voglit, i cili humbi jetën dje gjatë një sulmi në Afganistan, gjatë misionit me kontingjentin Eagle 4, tregoi dje se si e ka mësuar ngjarjen. Florenc Vogli është djali më i vogël i familjes që banon në fshatin Shpatë të Baldushkut. Ai tregoi se Komanda e Ush

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›