E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, 165 viktima nga orteqet e dëborës

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka deklaruar se të paktën 165 persona kanë humbur jetën si pasojë e orteqeve të dëborës që kanë bllokuar një vend kalim malor në veri të Kabulit. Situata u rëndua më së shumti në fillim të javës, kur edhe u regjistrua edhe numri më i madh i viktimave. Lajmi u publikua nga Zëdhënësi i Ministrisë Zemeri Bashari. Ndërkaq ekipet e shpëtimit kanë evakuuar qindra të plagosur nga orteqet, që u shkaktuan nga bora e madhe në rrugën që lidh Kabulin me qytetin Mazar-i-Sharif. Shumë persona u bllokuan në tunelin alpin në zonat malore afgane të martën. Ndërkaq më herët ministri afgan i mbrojtjes Hanif Atmar në një konferencë për shtyp tha se 3000 persona ishin bllokuar në automjetet e tyre përgjatë kalimit malor, në një gjatësi prej 3500 metrash, ndërsa 2500 prej tyre mundën të shpëtonin. Ndërsa drejtues të qendrës kombëtare të fatkeqësive thanë se janë regjistruar 17 orteqe dëbore , dhe se janë të paktën 200 kamionë, autobuzë, e automjete të tjera që janë bllokuar. Prej ditësh në Afganistanin verior janë rejgistruar reshje të dendura dëbore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›