E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Më shumë përpjekje nga Greqia për "emrin"

Zgjidhja për çështjen e emrit nuk mund të arrihet nëse vetëm njëra anë e dëshiron dhe lufton për të. Shpresojmë se edhe ana tjetër, Greqia, do të investojë përpjekje më të mëdha dhe mirëkuptim më të madh në të gjithë procesin, në mënyrë që të arrihet deri te zgjidhja", deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Presim që Maqedonia dhe Greqia bashkërisht ta tejkalojnë kontestin bilateral dhe Maqedonia përfundimisht të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Këtë e deklaroi kryeministri i Republikës së çekisë, Jan Fisher pas takimit që pati me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Pragë. Ai tha se eurokomisioneri i ri për zgjerim, Shtefan Fule i cili vjen nga çekia, mund të japë kontribut të madh për zgjerimin e mëtejmshëm të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski theksoi se kontesti bilateral nuk mund të zgjidhet nuk angazhohen maksimalisht të dyja palët në negociata. Në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në çeki, kryeministri Gruevski do të takohet edhe me presidentin çek Vacllav Klaus, me kryetarët e Senatit të Parlamentit dhe të Dhomës së deputetëve, Premisëll Sobotka dhe Milosllav Vëllçek.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›