Gjukanoviç: Raportet me Kosovën, në interes të vendit
Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç ka deklaruar se vendimi i vendit të tij për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën është marrë në bazë të interesave kombëtare të Malit të Zi dhe rajonit.
"Ky nuk është një vendim i ri, por i diskutuar që prej vitit 2008 kur Ministria e Jashtme mori udhëzime për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Prandaj, reagimi i ashpër i Serbisë na ka habitur", ka pohuar Gjukanoviç.
Ai ka shtuar më tej se Mali i Zi është shfaqur i ndjeshëm ndaj qendrimit të Beogradit, duke mos u nxituar me njohjen e pavarësisë së Kosovës.