S’ka status kandidat për Serbinë, kusht Kosova
Serbia do të marrë datën për bisedime për pranim në Bashkimin Evropian vetëm kur ajo t’i plotësoj kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Evropës.
Kështu ka deklaruar Peter Stano, Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule.
“Sa më shpejt që Serbia të fillojë të plotësoj kushtet, sidomos atë të përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën, aq më shpejt do të fillojë procesi i anëtarësimit të saj “ ka thënë Stano, transmetojnë mediet serbe, transmeton Indeksonline.