Afganistan, 30 talebanë të vrarë nga përplasjet me ushtrinë
Sërish janë përgjakur rrugët e Afganistanit. Forcat aleate dhe ato të sigurisë afgane njoftojnë se të paktën 30 talebanë kanë gjetur vdekjen nga një aksion i përbashkët mes tyre.
Sulmi u ndërmor në provincën e Nimrozit dhe u koordinua bashkarisht, bombardimet e NATO-s nga ajri dhe operacioni tokësor i policië afgane nga toka. Operacioni u krye pasi vetëm një natë më parë një komandë talebane, mes të cilëve edhe disa pakistanezë, sulmoi një postëbllok policor në krahinën krahinën e Cakhansorit. Sipas forcave të sigurisë, talebanët po përpiqeshin të ndërtonin bazën e tyre në provincën e Nimrozit, bazë kjo që mund të kthehej në çelësin e sulmeve talebane në Afganistanin qendror.
Forcat talebane këto muajt e fundit kanë filluar që të mobilizohen dhe të kenë një aktivitet të gjërë ushtarak jo vetëm në Afganistan por edhe në shtetin fqinj, në Pakistan.