E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, protestë kundër samitit të G-20-ës


Një protestë e ashpër ka paraprirë fillimin e samitit të G-20-ës në Toronto të Kanadasë. Përplasjet e fuqishme mes protestuesve dhe policisë kanë ndodhur pikërisht përpara vendit ku janë duke u mbajtur punimet e samitit që prej ditës së premte. Sipas njoftimeve pavarësisht përplasjeve, vetëm një person është arrestuar.
Një nga protestuesit u shpreh se reagimi i policisë kishte qenë tepër i dhunshëm, ndërsa ai u shpreh se ai dhe shumë manifestues të tjerë nuk kishin dalë në rrugë për të ushtruar dhunë por thjesht për të ushtruar të drejtën e protestës.
Protestuesit u mblodhën përpara vendit ku janë duke u mbajtur punimet. Ata mbanin me vete sllogane dhe parulla në të cilat sensibilizoheshin në luftën ndaj varfërisë si edhe për të drejtat e grave. Përfaqësues të policisë u shprehën se shumë prej protestuesve kishin me vete parrulla të cilat ishin të punuar me shtylla druri. Punonjësit e policisë pretendonin se këto parrulla mund të përdoreshin nga protestuesit si armë për të goditur policinë. Liderë botërorë kanë ardhur dhe vazhdojnë që të vinë në Toronto për të marrë pjesë në samitin e G-20-ës në të cilin do të diskutohet kryesisht për riparimin përfundimtar të sistemit ekonomik botëror në mënyrë që të mos përsëritet kriza ekonomike që përfshiu mbarë sistemin bankar botëror para pak muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›