Huh Jung Mo: Koreja e Jugut do kalojë në çerekfinale
Korea e Jugut ka kompletuar seancat stërvitore për ndeshjen kundër Urugajit në fazën e një te tetave dhe aziatikët janë stërvitur në stadiumin "Port Elizabet". Korea e Jugut kërkon historinë që të kualifikohet për në tete skuadrat më të mira të një Botërori për herë të parë jashtë kontinentit të saj. Trajneri Huh Jung Mo është i bindur se skuadra e tij do të kalojë deri në çerekfinale të Botërorit Afrikan. "Skuadra jonë dhe lojtarët tanë kanë kaluar në fazën e një të tetave falë punës së palodhur dhe falë kësaj pune ne duam të kualifikohemi edhe mes tete skuadrave më të mira për t'i bërë tifozët më të lumtur se sa janë në këtë moment. Nuk e dimë nëse do të kualifikohemi sot pasi Uruguaji ëhstë një skaudër e fortë, por edhe ne jemi një skuadër e mirë dhe do të bëjmë të pamundurën të kalojmë në turin tjetër", ka pohuar ai.
Urugauji nuk ka pësuar gol në këtë Botëror, por trajneri i Koresë mendon se skuadra e tij do të dijë të depërtojë në mbrojtjen e fortë të Amerikano Jugoreve.