E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në veri të Kosovës ka 20 barrikada

Mediat kosovare raportojnë se janë rreth 20 barrikada në veriun e Kosovës, të cilat duhet të hiqen. Barrikadat janë vendosur në pika të ndryshme të pjesës veriore, që pengojnë dhe bllokojnë lëvizjen e lirë drejt dy pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.

Më të përqendruara janë barrikadat në pjesën veriore të Mitrovicës, Zveçan dhe Rudare, trekëndëshi që çon drejt pikave kufitare të veriut të Kosovës. KFOR-i ka apeluar që serbët të vijojnë me tërheqjen e të gjitha barrikadave dhe krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë.

Por, disa nga kryetarët e komunave akoma kushtëzojnë heqjen e barrikadave. Kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviç ka deklaruar për mediat serbe se barrikadat mbeten, ndërsa nuk shihet se marrëveshja e arritur në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit është në interes të serbëve të këtij rajoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›