Afganistan, 4 të vrarë në protestën anti-NATO

Të paktën një polic dhe tre civilë kanë humbur jetën gjatë një proteste në Afganistan.
Qindra persona ishin mbledhur për të protestuar për vdekjen e civilëve në operacionet e NATO-s, kur luftëtarët talebanë hapën zjarr ndaj tyre dhe policisë.
Ngjarja ndodhi në qytetin Kalat të provincës Zabul.