Kosovë, Thaçi emëron drejtorin i Policisë

Shpend Maxhuni do të ushtrojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendimin e emërimit në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Mësohet se mandati i z.Maxhuni përfundon në momentin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, në pajtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës për policinë apo të nxjerrjes së vendimit tjetër nga kryeministri.