E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, viktima të tjera në Hama

Sulmet në Siri kanë vijuar edhe ditën e sotme. Në qytetin Hama janë vrarë dhjetëra civilë, sirianë të cilët kërkojnë fundin e regjimit të Bashar al-Asadit. Aktivistët thonë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr kundër protestuesve pranë kryeqytetit Damask, ku raportohet për tetë të vrarë.

Dy viktima të tjera janë regjistruar në qendër të qytetit Hama. Forcat e regjimit kanë intensifikuar goditjet ndaj protestave antiqeveritare që shpërthyen në mes të muajit mars.
 

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka akuzuar regjimin e Gadafit për vrasjen e mbi 2,000 njerëzve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›