E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, mirëpret marrëveshjen për Veriun

Shtetet e Bashkuara mirëpresin arritjen e marrëveshjes së KFOR-it mes dy qeverive, atë të Kosovës dhe të Serbisë. Ka qenë zv/ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Tomas Kantrimen, i cili në emër të qeverisë së SHBA-ve, ka vlerësuar faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë ushtruar durim dhe gatishmëri për të qetësuar situatën, ndërsa zhvilloheshin diskutimet për këtë pajtueshmëri.
 

“Duam ta falënderojmë KFOR-in, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në dy javët e fundit, në përmbushjen e mandatit të tij, për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Duam ta falënderojmë gjithashtu Bashkimin Evropian për kontributin e tij të rëndësishëm rreth kësaj pajtueshmërie dhe në qetësimin e situatës", ka thënë Kantrimen.
 

Sipas tij, kjo arritje pajtimi mundëson disa gjëra, qetëson situatën mes palëve, që është thelbësore për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“I lejon jo vetëm KFOR-it, por edhe gjithë njerëzve në Kosovë lirinë e qarkullimit, që është parim thelbësisht i rëndësishëm, si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Bashkimin Evropian, dhe është në pajtim me nevojën për të vendosur sundimin e ligjit në mbarë Kosovën”, është shprehur Kantrimen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›