E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO gabon serish vret 13 kryengrites ne Libi gjate nje sulmi ajror

Një tjetër sulm i gabuar i NATO-s në Libi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 kryengritësve.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ajdabiya dhe sipas të dhënave, predha ka goditur një tank të kryengritësve.

Sipas BBC-së, goditja ajrore e NATO-s ka shkaktuar kaos në Ajdabiya, ndërkohë që një nga luftëtarët e kryengritësve tha se të paktën 4 predha kanë gjuajtur bazën e tyre.

Ky është incidenti i tretë i kësaj natyre gjatë ditëve të fundit nga forcat e Aleancës të vendosura në Libi për të mbrojtur civilët.

Mes kryengritësve, ka edhe shumë të plagosur raportoi për BBC-ne komandanti i tyre në Ajdabiya.

Mijëra civilë po largohen ndërkohë nga Ajdabiya pas thashethemeve se forcat e e Gedafit po përgatiten për të sulmuar qytetin.

Në lidhje me incidentin e NATO-s, korrespondenti i BBC-se në Ajdabiya tha se nuk ka një zemërim të konsiderueshëm pas asaj që ndodhi dhe se kryengritësit libianë e kuptojnë që ky ka qenë një gabim i Aleancës.

Të premten e kaluar, të paktën 13 vetë u vranë pasi një avion luftarak i koalicionit qëlloi një autokolonë të kryengritësve në një zonë mes Brega-s dhe Ajdabiya-s.

Tre studentët mjekësie ishin mes të vdekurve.

Sulmi ndodhi pasi kryengritësit kishin qëlluar me armë anti-ajrore.

Në një incident tjetër, shtatë civilë mbetën të vdekur dhe 25 u plagosën gjatë një sulmi ajror të NATO-s, ndërkohë që Aleanca po sulmonte mbi një bazë të forcave të Gedafit në afërsi të Bregas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›