E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kunder armepushimit te ETA-s

Spanje

Qeveria spanjolle e ka kundershtuar me force njoftimin per armepushim bere nga grupi i jashteligjshem separatist bask ETA duke e quajtur ate te pamjaftueshem. Ministri i Brendshem spanjoll Alfredo Perez Rubalcaba tha se ETA-s nuk mund ti besohej me vetem po qe se hiqte dore pergjithmone nga dhuna. Ai tha se ETA ishte me e dobet se kurre dhe se qeveria e tij do te vazhdoje te ndjeke anetaret e saj. Grupi separatist Bask ETA e shpalli armepushimin unilateral me date 5 shtator ne fushaten e tij te dhunshme per pavaresi nga Spanja. Ne nje mesazh nepermjet nje videoje dhene BBC-se thuhej se ETA e kishte marre disa muaj me pare vendimin per te mos ndermarre me sulme te armatosura. ETA thote se do qe te arrije qellimin e saj me mjete paqesore dhe demokratike dhe ben thirrje per perfshirje nderkombetare per vendosjen e paqes. ETA qe ka bere edhe me pare deklarata te tilla ka qene ne presion pas arrestit te disa prej lidereve te saj si edhe thirrjeve ne vazhdim.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›