Afganistan/ Abdullah: Zgjedhja e Karzait, e paligjshme
Ish-kandidati për president në Afganistan, Abdullah Abdullah e ka cilësuar rizgjedhje e Hamid Karzait si president si të paligjshme dhe se ai do të minojë aftësinë e qeverisë për të luftuar korrupsuionin.
Abdullah tha sot në Kabul se komisioni i zgjedhjeve nuk kishte autoritetin ligjor apo besueshmërinë që ta shpallte zotin Karzai fitues të garës presidenciale.
Komisioni e mori vendimin pasi zoti Abdullah u tërhoq nga raundi i dytë i zgjedhjeve i parashikuar për t'u mbajtur pasi u zbuluan manipulime masive në zgjedhjet e gushtit. Abdullahu tha se u tërhoq pasi qeveria nuk bëri përpjekjet e duhura për të eliminuar manipulimet.
Ndërkohë kryekomandanti ushtarak amerikan, admirali Majk Mullen theksoi se Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të shqetësuara për Afganistanin dhe legjitimitetin e qeverisë së zotit Karzai.