E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një polic afganë vret 5 ushtarë britanikë

Një polic afganë ka hapur zjarr në drejtim të ushtarëve britanikë, në provincën e trazuar jugore, Helmand, duke vrarë me këtë rast pesë ushtarë britanikë, kanë njoftuar sot zyrtarët britanikë dhe afganë.

Ky incident ndodhi gati saktësisht një muaj pasi që një polic afgan, i cili gjendej në patrullë me ushtarë amerikanë, hapi zjarr në drejtim të tyre, duke vrarë dy ushtarë amerikanë.

Trajnimi dhe operacionet e përbashkëta me ushtarët dhe policët afganë janë tejet të rëndësishme për strategjinë e NATO-s, në përballjen me kryengritjen gjithnjë e më të ashpër të talebanëve.

Ish-ministri i Jashtëm i Afganistanit, Abdullah Abdullah, i cili ishte rivali kryesor i presidentit Hamid Karzai, në zgjedhjet presidenciale, të cilat u karakterizuan nga manipulimet, theksoi se dhuna që po vazhdon dëshmon se administrata e Karzait ka dështuar në përpjekjet për të vendosur paqen në vend, përkundër asistencës së forcave ndërkombëtare.

Sa i përket pranisë së forcave ndërkombëtare në Afganistan, nuk janë shfrytëzuar tetë vjet të mundësive të mëdha. Ju ishit këtu. Ushtarët tuaj ishin këtu dhe ata kanë bërë sakrifica të mëdha, për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan, tha Abdullah.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›