Shtohet numri i viktimave të tajfunit Mirinae në Vietnam
Numri i të vdekurve si pasojë e tajfunit Mirinae, i cili e ka goditur Vietnamin, është ngritur në 91, në momentin kur autoritetet kanë intensifikuar operacionet për shpëtim në pjesët qendrore të vendit.
Provinca më e dëmtuar është ajo e Phu Yenit, ku është njoftuar për 26 të vdekur, në momentin kur në adresë të autoriteteve kanë filluar të arrijnë informata nga rajonet e izoluara. Në këtë provincë deri me tani janë regjistruar 65 të vdekur, ndërsa 13 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Në pjesët tjera të Vietnamit, stuhia i ka kushtuar me jetë 26 personave, ndërsa pesë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Autoritetet kanë evakuuar mbi 15 mijë banorë nga Phu Yeni. Në provincën fqinje, Bin Dinh, dy helikopterë të ushtrisë furnizuan me ushqim dhe ujë fshatarët, të cilët kanë mbetur ende të ngujuar në rajonet e izoluara, deklaroi Ho Dung, zyrtar i kësaj province.
Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Tan Dung, ka urdhëruar autoritetet lokale për të shfrytëzuar të gjitha mjetet e mundshme, për të shpëtuar banorët e ngujuar dhe për tiu afruar atyre strehim të përkohshëm.
Si pasojë e stuhisë janë lënduar 52 persona dhe janë dëmtuar apo shkatërruar 14 mijë shtëpi, ka njoftuar Komiteti kombëtar për kontrollin e vërshimeve dhe stuhive.