Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë heq dorë nga nënshtetësia ruse
Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë ka hequr sot edhe zyrtarisht dorë nga nënshtetësia e tij ruse, duke ndërprerë kështu edhe formalisht lidhjet me Moskën, të cilat ishin vendosur gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik.
Grigol Vashadze, 51 vjet, ka diplomuar në vitin 1981 në një Universitet prestigjioz në Moskë dhe ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, para shembjes së këtij shteti.
Emërimi i tij për ministër të Jashtëm të Gjeorgjisë, në dhjetor të vitit të kaluar, është cilësuar si një përpjekje për tu hapur ndaj Moskës, pas luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, në gusht të vitit të kaluar. Por edhe përkundër kësaj, marrëdhëniet mes dy vendeve mbetën të tendosura.
Para pak kohësh, një anëtar i parlamentit të Rusisë kërkoi që Vashadzes ti merret nënshtetësia ruse. Parlamenti refuzoi ta bëjë këtë, duke theksuar se në bazë të ligjeve ruse, shtetasve të Rusisë nuk mund ti merret nënshtetësia.
Vashadze theksoi se vendimi i tij do tia lehtësojë punën Rusisë. Ai pasaportën e tij ruse ja dërgoi presidentit të Rusisë, Dimitri Medvedevit. Bashkëshortja e tij, balerina e njohur Nino Aniashvili, mbetet edhe më tutje shtetase e Rusisë.