Rishfaqet dhuna në rrugët e Athinës, qindra arrestime
Mijëra njerëz u mblodhën në sheshet dhe rrugët e Athinës, për të përkujtuar dhe bërë homazhe për 15-vjeçarin që u vra vitin e kaluar nga një polic, ngjarje që çoi në në një sërë protestash të dhunshme, të cilat zgjatën për javë të tëra.
Edhe pas largimit të Karamanlsit nga pushteti, organizatat e majta radikale kanë bërë thirrje për të denoncuar shtimin e dhunëns së autoriteteve shtetërore. Ato u kanë kërkuar punëtorëve dhe studentëve që të kundërpërgjigjen ndaj këtij represioni.
Agjentët e policisë kanë ndaluar 162 persona, nga të cilët 72 do dalin nesër para gjykatësve. Një pjesë e madhe e njerëzve janë arrestuar pas mësymjes së një qendre sociale në lagjen “Keratsini”, ku është sulmuar selia e Këshillit Komunal.
Incidente të tjera kanë ndodhur edhe në lagjen “Exarchia”, ku disa grupe të rinjsh sulmuan policinë. Mes të arrestuarve janë edhe tre emigrantë shqiptarë. Ndërkohë, qeveria ka premtuar se nuk do dhunojë asnjë të drejtë civile. Megjithatë, protestuesit ankohen për hipokrizi nga ana e ekzekutivit të Athinës dhe një shtetrrethim të paprecedentë të kryeqytetit.