Pronari i OSSH-së
Rumania ka ndërmend të ndërtojë edhe dy centralë të tjerë nuklearë, me kapacitet 720 megavat. Marrëveshja është firmosur që në muajin tetor të vitit të kaluar, por detajet janë bërë publike së fundmi. Për ndërtimin e centralëve nuklearë është përfshirë në marrëveshje edhe kompania çeke, CEZ, pronarja aktuale e 76 për qind të aksioneve të OSSH-së. Ndërtimi i dy centralëve për prodhimin e energjisë nukleare kushton rreth 5.8 miliardë dollarë, për pasojë, në projekt janë përfshirë 6 investitorë, mes tyre dhe CEZ. Në fillim pala rumune kishte rënë dakord të zotëronte 20 për qind të sasisë së prodhuar, por ndryshoi mendje, duke rënë dakord që të mbante 51 për qind (pavarësisht problemeve financiare). Pjesa tjetër, prej 49 për qind, u takon 6 investitorëve, kurse CEZ do të ketë 9.15 për qind të aksioneve. Centrali do të ndërtohet pranë lumit Danub, në afërsi të rajonit Cernavoda, Rumani. CEZ, e cila këtë vit bleu për 102 milionë euro pjesën dërrmuese të aksioneve të kompanisë shtetërore të energjisë, është duke parë mundësinë e rritjes së prezencës së saj në centralin nuklear të Rumanisë. Centrali parashikohet të jetë gati në 2016-ën dhe investitorë kryesorë do të jenë, ndër të tjera, ENEL, RWE dhe GDF (italianë, gjermanë dhe francezë).
Plani i CEZ për të investuar në nuklearin rumun vjen në një kohë kur pala shqiptare po shikon mundësinë e ndërtimit të një centrali të tillë në afërsi të Durrësit. Madje pretendentë kryesorë janë italianët e ENEL, të cilët në Rumani do të jenë partnerët kryesorë të CEZ-it.