E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Karzai publikon listën e reformave

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karazai ka publikuar listën e reformave qeveritare.

Dekreti i tij 23 faqesh urdhëron ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët të luftojnë ryshfetin dhe nepotizmin.

Ai udhëzon zyrtarët që të pastrojnë zyrën e prokurorit të përgjithshëm dhe gjykatat nga rastet që lidhen me korrupsionin dhe të bëjnë më shumë për të sjellë figurat e prekura para drejtësisë.

Qeveritë donatore, për kohë të gjatë, janë shprehur të shqetësuara për korrupsion brenda Qeverisë afgane. Karzai ka fajësuar disa kontraktues ndërkombëtarë për problemet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›