E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivistja feministe i hidhet patriarkut rus

Një prej aktivisteve feministe ukrainase, të cilat njihen për protestat e tyre të shumta gjysmë nudo, ka protestuar në stilin  saj në aeroportin e Kievit, kundër vizitës së patriarkut rus, Kiril, i cili përfaqëson Kishën Ortodokse Ruse. Vajza e kishte mbushur trupin me mbishkrime kundër politikave të Kishës ruse dhe zyrtarëve të Moskës. Aktivistja, pjesë e grupit ukrainas Femen, i cili zakonisht proteston për të mbrojtur të drejtat e grave, arriti ti afrohet patriarkut të mirëmbrojtur nga truprojat deri në një metër largësi, më pas ajo u largua nga forcat e sigurisë së aeroportit të Kievit. Ndër mbishkrimet në trupin e zhveshur të vajzës ishin Vdekje Kirilit!, apo Kiril, shko në ferr!. Vajza u arrestua, por më pas u lirua, pasi mbi të nuk mund të rëndonte asnjë akuzë. Patriarku Kiril nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje vajzës dhe ka vazhduar deklaratat mbi vizitën e tij në Ukrainë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›