Berisha në Francë, merr pjesë në Kongresin e PPE-së

Në Marsejë nisin sot punimet e Kongresit e XX të PPE-së, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalim në ditën e parë të punimeve të Kongresit ndërsa gjatë ditës se dytë të Kongresit, do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.
Më datën 9 dhjetor, Kryeministri Berisha do të takojë në Paris Kryeministrin e Francës Francoise Fillon, me të cilin pritet të diskutojë në lidhje me zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lidhje me procesin e integrimit evropian. Gjatë kësaj vizite, ai gjithashtu do të takojë ministrin francez për Energjetikën, z. Eric Besson, si dhe do të vizitojë ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë.
Kongresi XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë.
Gjithashtu, Partitë Popullore Evropiane dhe Grupi i saj parlamentar në Parlamentin Evropian, do të zhvillojnë një Seminar të përbashkët me temë; “Bashkimin Evropian dhe zgjimi demokratik në Mesdhe : Mbështetja e pranverës arabe, duke shtuar ndihmën për demokracitë e reja”.