E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët i rikthehen punës

 Minatorët e Bulqizës rikthehen sot në punë. Pas disa javësh ndërprerje, puna rinis në galeritë e minierës së Bulqizës. Vendimi është marrë nga RISHM, AKPN-ja dhe METE, të cilat kanë inspektuar minierën.

Sipas specialistëve të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, puna do të rinisë vetëm në nivelet 12, 13, 14 dhe 15.

Puna në galeritë e nëntokës në Bulqizë u ndërpre pas tragjedisë së ndodhur në tetor, kur një minator mbeti i vdekur dhe 8 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në galeritë e nëntokës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›