E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan/ Korriku, muaji më i përgjakshëm për ushtarët e huaj

Vdekja e një ushtari kanadez të enjten në fushë beteje në Afganistan, e çon në 47 numrin e viktimave në radhët e ndërkombëtarëve vetëm për muajin korrik. Ky bilanc është më i larti brenda një muaji, saktësojnë të dhënat zyrtare ushtarake. CNN, raporton se ushtari kanadez u vra ndërsa ishte në shërbim në operacionet ushtarake në rajonin Panjwayi, në Kandahar. Kjo shifër, e cila është regjistruar në një kohë kur shënohet ende gjysma e muajit, ndodh në një situatë kritike, kur forcat ndërkombëtare dhe trupat afgane po përballen vazhdimisht me talebanët afganë. Duke bashkëpunuar, këto forca po përpiqen të eleminojnë esktremistët dhe të spastrojnë zonat të cilat konsiderohen bastione të talebanëve, ndërsa në vend priten te zhvillohen zgjedhjet kombëtare në muajin gusht. Disa nga viktimat janë përfshirë rastësisht në aksidente, ndërsa shumica e tyre kanë humbur jetën gjatë përballjeve të armatosura. Sipas CNN, i cili citon burime nga autoritetet ushtarake amerikane që drejtojnë forcat e koalicionit, dhe nga të dhënat e marra nga forcat e NATO-s, vdekjet gjatë muajit korrik përfshijnë 23 amerikane, 15 britanikë, pesë kanadezë , dy turq, një italian, dhe një ushtar të |Nato-s, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›