E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Ivanov: Liberalizimi, rezultat i reformave

Rekomandimi i KE-së për liberalizimin e regjimit të vizave është konfirmim i qartë se Maqedonia është lider në reformat në këtë sferë, deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sipas tij, fakti që Maqedonia i përmbushi kriteret në tërësi, tregon se shoqëria jonë dhe institucionet tona janë të gatshme për hapat e ardhshëm drejt integrimit të tërësishëm në BE.
"Dëshiroj të theksoj se institucionet dhe qytetarët e Maqedonisë mund të jenë krenarë edhe më shumë për shkak se ky është rezultat i një raportimi të ndershëm dhe punës së përkushtuar. Kjo është meritë e cila i takon shoqërisë tonë për angazhimin dhe arritjet e saj", tha Ivanov. Presidenti i Maqedonisë shtoi se me kënaqësi e ka dëgjuar komentin e komisionerit Olli Rehn, i cili theksoi se kushtet të cilat ishin të vendosura para shteteve nuk ishin aspak të lehta.
Ivanov në fund të fjalimit të tij u uroi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, qeverisë dhe të gjithëve që deri më tani kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar për këtë sukses të madh të shtetit .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›