E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e Hollbrukut mbetet kritike

Diplomati amerikan Riçard Hollbruk vazhdon të mbetet në gjendje kritike shëndetësore, por pa shenja të mëtejshme përkeqësimi. Lajmi u konfirmua nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

69 vjeçari Hollbruk, është i dërguari i posaçëm i administratës Obama për Afganistanin dhe Pakistanin. Pak ditë më parë ai iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›