E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetëvendosje": Manipulime edhe në Dukagjin

Lëvizja politike "Vetëvendosje" deklaroi se ka patur manipulime zgjedhore gjatë procesit edhe në Dukagjin.

Aktivisti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca tha se kjo lëvizje do të bëjë publike bëjmë faktet për shkelje të procesit zgjedhor dhe se nuk do të pranojnë asnjë rezultat në asnjë qendër të votimit ku janë të bindur se ka pasur manipulime.

“Vazhdojmë të punojmë dhe të shfrytëzojmë mekanizmat e vërtet për të vazhduar një luftë që e kemi filluar para pesë viteve dhe do të dëshmojmë se si qeveriset”, tha Konjufca.

Ai tha se gjatë zgjedhje kanë vepruar strukturat parapolitike të PDK-së që janë shërbyer me metoda të shantazhimit të votuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›