AAK përsërit edhe sot: S`ka koalicion me PDK-në

Rezultatet e para që po dalin nga rrjetet monitoruese të zgjedhjeve, por edhe ato që kanë parashikuar, PDK ka dal fituese e zgjedhjeve, mirëpo tani nisin diskutimet se si do të jetë përbërja e qeverisë së ardhshme.
LDK është deklaruar kundër, të njëjtën gjë e ka bërë edhe “Vetëvendosje”, ndërsa zërat qarkullonin se AAK mund të jetë partneri i ardhshme i PDK-së.
Mirëpo edhe pas ditës së zgjedhjeve dilemëm për këtë çështje ka hequr anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri. Në një intervistë për mediat kosovare, AAK është e zhgënjyer me rezultatin, dhe përsëriti se partia e tij nuk do të lidh koalicion me një parti që sipas tij, ka shkatërruar Kosovën për 3 vitet e kaluara.
“ AAK nuk do të lidh koalicion me atë subjekt qe e ka udhëhequr qeverinë në atë mënyrë si në tre vitet e kaluara ka sqaruar”, Tahiri.