E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, NATO pranon vrasjen e 8 fëmijëve në Kapisa

NATO sot ka konkluduar se disa fëmijë janë vrarë gjatë operacionit ushtarak në provincën verilindore të Afganistanit, Kapisa. Megjithatë, aleanca tha se nuk është e qartë nëse duhet të fajësohet NATO apo jo.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i kishte dënuar sulmet ajrore dhe urdhëroi hetime, pasi tha se tetë fëmijë ishin vrarë më 8 shkurt.
Karsten Xhaboksen, zëdhënës i Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se gjatë vlerësimit është parë se trupat e jashtme ishin angazhuar kundër “një grupi të njerëzve, që ishin të armatosur”.

Ai theksoi se viktimat shtesë ishin zbuluar pas angazhimit, por sipas tij, aktualisht NATO-ja, “as nuk mund ta konfirmoj e as të përgënjeshtrojë” se këto vdekje kishin “lidhje direkte me angazhimin”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›