SHBA, Obama publikon buxhetin për 2013

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka shpallur sot propozim-buxhetin për vitin 2013.
Ky dokument bën thirrje për vazhdimin e shpenzimeve në punët publike, ndërsa rrit taksat për të pasurit dhe për koprorata, me qëllim që të reduktohet deficiti federal gjatë viteve të ardhshme.
Duke folur në stilin e fushatës, në tubimin në pjesën veriore të Virxhinias, Obama tha se propozim-buxheti fokusohet që sigurimi i ripërtëritjes së ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të mbetet në kurs.
Ai ka tërhequr vërejtjen kundër shkurtimeve qeveritare, që është e rëndësishme për rritje.
Sipas planit, deficiti i projektuar në vitin 2013 është 1300 miliardë dollarë, që do të thotë se edhe për të katërtin vit me radhë, do të jetë më i lartë se 1000 miliardë.
Xhakob Lju, shefi i kabinentit të presidentit, tha se propozimi do të ndihmoj në arritjen e 4000 miliardë dollarëve reduktim të deficitit, gjatë 10 viteve të ardhshme.
Ndërkohë republikanët opozitarë e kanë kritikuar rritjen e taksave për të pasurit dhe korporatat.