E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani, bomba bërthamore brenda gjashtë muajsh

Artikulli i gazetës, që citon ekspertët e "BND-së", shpjegon se agjencia ka informacione që mbështesin hipotezën se Irani ka përmirësuar teknologjinë e pasurimit të uraniumit në shkallën e duhur për prodhimin e bombës atomike dhe zotëron numrin e mjaftueshëm të centrifugave të nevojshme për prodhimin e uraniumit në këtë shkallë.

"Nëse do të donin, ata mund të ndërtojnë dhe testojnë një bombë bërthamore brenda gjashtë muajve", thuhet në artikullin e "Stern", që citon një ekspert të "BND-së".

Irani pretendon se programi i tij bërthamor do të shërbejë për prodhimin e energjisë elektrike, në mënyrë që të rrisë eksportin e naftës dhe gazit. Vendet perëndimore dyshojnë se Irani po synon të ndërtojë bombën bërthamore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›