E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pettersen: Rendi e ligji, kyçe për integrimin e Kosovës në BE

Ish-shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, i tha BBC-së se do të ishte shumë më mirë sikur Ballkani Perëndimor të trajtohej si tërësi nga Brukseli, në procesin e liberalizimit të vizave. Ai tha se përparimi dhe stabiliteti ndikojnë tek njëri-tjetri. Jessen-Petersen tha se përjashtimi i disa vendeve të rajonit nga procesi i liberalizimit të vizave, nuk nënkupton izolim të tyre, por është kërkesë e Brukselit për një përparim më të madh që duhet të bëjnë drejt integrimeve evropiane edhe Kosova, Shqipëria dhe Bosnja.
Qëndrimi i Jessen-Petersenit pason vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Ish-shefi i UNMIK-ut tha se Prishtina zyrtare ka marrë mesazhet e qarta se një nga fushat kyçe drejt integrimeve evropiane është rendi dhe ligji dhe ndërlidhur me këtë, tha Jessen-Petersen, është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai tha se porosia për Beogradin zyrtar është që të bashkëpunojë më ngushtë me misionin e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›