Kina : Mund të sulmohemi nga Al-Kaeda

Kina paralajmëron qytetarët e saj në Algjeri rreth sulmeve të mundshme nga Al-Kaeda, pas trazirave etnike në rajonin e saj perëndimor mysliman Xinjiang që vranë 184 persona.
Më pak se dhjetë ditë pas trazirave të dhunshme në rajonin mysliman Xinjiang, Kina është duke paralajmëruar shtetasit e saj në Algjeri rreth sulmeve të mundshme nga Al-Kaeda.
Një konsulencë me bazë në Londër tha se Al-Kaeda mund të ketë vënë si objektiv punëtorët kinez, si hakmarrje për masat e ashpra të qeverisë në Xinjiang.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze në Algjeri ka tërhequr vëmëndjen për rrezikun: Në vitet e fundit qeveria kineze ka paguar rritjen e vëmëndjes për mbrojtjen e sigurisë së institucioneve kineze të jashtme dhe qytetarëve. Kina i ka kujtuar kinezëve të huaj ti kushtojnë vemëndje sigurisë së tyre dhe të rrisin vet-mbrojtjen.
Kina prej kohësh ka deklaruar se separatistët myslimanë në Xinjiang, të cilët organizuan sulmet përpara Olimpiadës së vitit të kaluar, kanë lidhje me Al-Kaedën.
Por për shumë njerëz në Pekin, kërcënimi është i largët.
Shumë prej banorëve shprehen se kërcënimi terrorist është minimal në Kinë. Ata besojnë se tashmë që fuqia ushtarake është rritur në Kinë, forcat e vogla terroriste nuk mund të dëmtojnë vendin.
Forcat e sigursië janë të shumta pas trazirave në Xinjiang, ku u vranë të paktën 184 persona dhe u plagosën më shumë se 1000.