E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja në Bulqizë, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në gjashtë numri i personave të arrestuar të cilët u përleshjen me armë në qendër të qytetit të Bulqizë, ku për pasojë mbeti i vdekur një kalimtar. Sipas informacioneve më të fundit në pranga kanë përfunduar shtetasit Ilia i njohur edhe si "Arben" Duriçi, Ndriçim, dhe Adrian Duriçi, të cilët bënin pjesë në njërin grup rival, ndërsa në prangat e policisë kanë përfunduar edhe Vladimir Crroi, Eleonard Ndreu dhe Shpëtim Reka në bandën tjetër.

Filli i këtij konfliktit që ka çuar në përleshje të armatosur mes bandave janë vendburimet e mineralit të kormit. Shfrytëzimi i kësaj pasurie në një pjesë të tij është kriminalizuar dhe grupe të ndryshme të organizuara në bazë fisesh përdorin forcën dhe armët për ta kontrolluar. Nxjerrja e kromit është një biznes mjaft fitimprurës ndaj dhe janë krijuar shpesh herë përplasje për të fituar sa më shumë kontrollin e tij. Në zonën e minierave shpesh herë ka konflikte mes grupeve, por ngjarja e fundit i ka zbritur këto përplasje në qendër të qytetit, ku viktimat e radhës ishin kalimtarët.

Ngjarja ka qenë e paralajmëruar pas një konflikti mes të njëjtave grupe më datë 31 dhjetor të vitit të lamë pas. Gjatë përleshjes mbeti i vdekur 46- vjeçari Fehmi Kuçami dhe 2 persona të tjerë u plagosën. Ndërkaq, sipas policisë vijon operacioni edhe për arrestimin e shtetasve Ilirjan Jangullit dhe Destan Gjetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›