Afganistan/ Tërmet i fuqishëm prej 6,2 ballësh , plagosen 5 persona
Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë, i shkallës Rihter ka goditur Afganistanin. Sipas autoriteteve afgane ky tërmet ka shkaktuar plagosjen e lehtë të pesë personave. Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ka qenë në krahinën e Badkhshan pranë kufirit mes Afganistanit, Taxhikistanit dhe Pakistanit. Kjo zonë ndodhet rreth 77 kilometra larg kryeqendrës së krahinës Faizabad.
Autoritetet njoftojnë gjithashtu deri më tani nuk janë raportuar dëme te konsiderueshme materiale ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në vendet fqinje lindore afgane. Lajmin e tërmetit e konfirmoi fillimisht insituti gjeofizik i SHBA-Së. Sipas njoftimeve ky institucion e kishte parashikuar këtë tërmet si edhe kishte paralajmëruar autoritetet e shteteve të Afganistanit si edhe të vendit fqinjë, Pakistanit për këtë tërmet.