E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rijkaard pasues i Benitez te Liverpooli?

Trajneri i Galatasarayt, Frank Rijkaard, është duke u përfolur si një prej pasuesve të mundshëm të Rafa Benitez në stolin e menaxherit të Liverpoolit.
"Mirror' shkruan se Benitez është i sigurt në pozitën e tij edhe nëse Liverpool humbet në derbin e të dielës ndaj Manchester United, por nëse të kuqtë dështojnë të kualifikohen për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, atëherë ai do të jetë nën presion që klubi të përfundojë në top katërshen e PremierLigës.
Tashmë disa emra lidhen si pasues të mundshëm të Benitez në fund të sezonit, dhe nëse Liverpooli dështon të arrijë sukses në Evropë dhe dështon të sigurojë top katërshin, pronarët e klubit e shohin trajnerin e Interit, Jose Mourinho, si opsionin më të mirë.
Ish-menaxheri i Barcelonës, Frank Rijkaard, po ashtu është një prej opsioneve për të marrë drejtimin e të kuqve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›