E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Politikanët e Bosnjes të painteresuar për vendin e tyre”

Sipas saj, as organizatat joqeveritare nuk bëjnë pjesën e tyre të punës sepse roli i tyre pikërisht në këtë kohë është presioni mbi përfaqësuesit politikë në këtë vend, transmeton radioja gjermane "Deutsche Welle".
     
''Pas përfundimit të takimit të dytë në Butimir, qëndrimet politike në Bosnje-Hercegovinë nuk ndryshojnë, nuk ka afrim, kompromis apo pajtim'', deklaron Pak.
      
Sidoqoftë, eurodeputetja vlerësoi faktin që komuniteti ndërkombëtar dëshiron të vazhdojë bisedimet që ofrojnë ndihmë.
     
"Nëse nuk ka kompromis në Bosnje-Hercegovinë, atje nuk do të ketë as shtet. Nëse Bosnje-Hercegovina dëshiron të hyjë në BE, atëherë mund të hyjë vetëm si shtet dhe jo sipas entiteteve'', theksoi Pak.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›