Kërcënimet ndaj Berluskonit, drejtësia nis hetimet
"Gjykata do të hetojë mbi kërcënimet e bëra ndaj kryeministrit italian dhe shfaqur në Facebook'', theksoi ministri i Drejtësisë, Angelino Alfano dhe prokuroria e Romës pas kërkesë për hapjen e një hetimi për ''kërcënime të rënda'', shkruan e përditshmja e ''La Repubblica''.
Në një faqe interneti me 300 anëtarë shkruhej ''Vdekje Berluskonit'', ndërkohë që në një tjetër faqe në Facebook që numëron rreth 16 000 anëtarë shkruhej "Vrasim Berluskonin''.
Sipas ''la Repubblica'', faqja ku shkruhej "Vrasim Berluskonin'' u themelua në shtator të 2008-s dhe më pas u braktis deri në momentin që një italian, i cili u identifikua si shoqëruesi Raul, ka marrë drejtimin e saj prej 10 ditësh duke u shprehur se nuk dëshiron vdekjen e askujt.
Sipas të përditshmes, persona që nënshkruajnë emrin dhe mbiemrin shkruajnë në këtë faqe "Silvio, ti do të përfundosh si Kenedi, fli i shqetësuar''.
Shumë ministra u shprehën kundër kësaj fushate të turpshme dhe shefi kryesor i partisë së opozitës, Dario Françeskini i dënoi këto veprime absurde duke kërkuar mbylljen e kësaj faqeje interneti.