Afganistan, aeroplani pa pilot vret dy ushtarë amerikanë

Zyrtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se një aeroplan amerikan pa pilot ka vrarë dy ushtarë amerikanë gjatë luftimeve në provincën jugore afgane Helmand.
Ushtria ka nisur hetime për incidentin, i cili nëse konfirmohet, do të jetë i pari i këtij lloji.
Incidenti që filimisht u raportua nga mediat amerikane, duket të jetë shkaktuar nga një gabim ndërsa afër qytetit Sangin forcat amerikane po luftojnë kryengritësit.
Departamenti i Mbrojtjes nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar, por vetëm tha se raportet po hetohen.