BE sot shpall detajet e planit për Portugalinë

Bashkimi Evropian do të përcaktojë sot detajet e paketës financiare prej 80 miliardë euro për Portugalinë.
Ekspertët e Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do të vizitojnë Portugalinë për të saktësuar nevojat e vendit për ndihma financiare.
Portugalia do të bëhet vendi i tretë i eurozonës, pas Greqisë dhe Irlandës, që do të fitojë ndihmë financiare për të shmangur falimentimin.