Spahiu: Heqja e imunitetit të nisë nga drejtësia

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka kërkuar që heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë të nisë nga sistemi I drejtësisë.
Duke folur në tryezën e organizuar nga Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian për imunitetin e politikanëve, numri dy i KLD-së theksoi se imuniteti është pengesë për luftimin me sukses të korrupsionit në Shqipëri dhe prandaj duhet bërë ndryshime në Kushtetutën e vendit .
Duke e cilësur imunitetin si një tabu për gjyqtarët, nënkryetari I KLD-së theksoi se gjyqtarët nuk duhet ta përdorin atë si mburojë.
"Imuniteti ka shkaktuar pabarazi të theksuara të qytetarëve me politikanët dhe gjyqtarët duke i bërë ata pjesë e dorës së dytë në shoqëri dhe duke i shndërruar politikanët dhe gjyqtarët në një pjesë të privilegjuar dhe të paprekshme nga ligji. Kjo pabarazi duhet të shuhet përfundimisht pasi ajo ka nxitur rëndë korrupsionin politik dhe atë gjyqësor” theksoi Spahiu.