E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia Moody`s shvlerëson gjashtë banka gjermane

Agjencia e vlerësimit, Moody`s, ka shvlerësuar gjashtë banka gjermane, përfshirë edhe bankën e dytë më të madhe në këtë vend, Commnerzbank, për shkak të rrezikut të shoqëruar me krizën e borxheve në Evropë.

Moody`s ka njoftuar sot se e ka ulur me një shkallë renditjen e bankave: Commerzbank, DekaBank, DZ Bank, LBBW, Helaba dhe NordLB, së cilës vlerësimi i është ulur për dy shkallë.

Moody`s tha se këto gjashtë bankat ballafaqohen me “rrezikun në rritje të goditjeve të mëtejshme që burojnë nga kriza e borxheve në hapësirën euro, në kombinim me kapacitetin e kufizuar të absorbimit të humbjeve të bankave”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›