E Diel, 1 Nëntor 2026

Austri, GDN pro përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë në Kosovë

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, duke folur në cilësinë e udhëheqësit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ka thënë se ky grup përkrah përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
 

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka shprehur përkrahjen e plotë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Ndërkohë tani i mbetet Qeverisë së Kosovës të vazhdojë implementimin e Pakos së Ahtisaarit. Pasi të mbyllet ICO, BE dhe miqtë e Kosovës do të interesohen për respektimin e parimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit”, ka thënë Feith para të pranishmëve, në Vjenë.
 

Kurse, Kryeministri Hashim Thaçi, shprehu zotimin e Qeverisë për zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit në mënyrë që ky vit të shënojë fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›