E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, edhe luftanijet kundër revoltës

Luftanijet siriane i janë bashkuar ofensivës së ushtrisë duke vrarë gjashtë protestues në qytetin portual të Latakias. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se luftanijet vunë në shenjestër disa zona.

Një dëshmitar i tha agjensisë së lajmeve “Reuters” përmes telefonit: “Shoh dy anije të mëdha gri, po qëllojnë dhe pasojat po shihen në Al Ramleh, Al Filistini dhe Al Shaab.”

Sulmi në Latakia nisi të shtunën, ku morën pjesë mbi 20 tanke dhe autoblinda. Nga fqinji Ramleh u raportua për të shtëna artilerie. Sipas aktivisteve, të paktën dy persona humbën jetën ndërsa 15 të tjerë u plagosën të shtunën. Ata treguan se shumë prej banorëve vendosën të braktisin shtëpitë. Linjat telefonike dhe ato të internetit ishin ndërprerë.

Pas lutjes së të premtes, mijëra njerëz dolën në rrugët e Latakias për të protestuar kundër regjimit të Bashar Al Asadit. Videot amatore të publikuara në internet tregojnë persona të armatosur në rrugë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›