Afganistan, dy të vrarë nga një sulm vetvrasës me bomb

Forcat e udhëhequra nga NATO kanë deklaruar se një person me një kamion me bombë ka sulmuar një bazë të koalicionit në Afganistanin qëndror duke vrarë dy civilë afganë.
Koalicioni tha sot se 77 pjestarë të NATO-s dhe afro 25 civilë afganë u plagosën në shpërthimin që ndodhi në përvjetorin e dhjetë të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.
Aleanca ndërkombëtare thotë se kamioni shpërtheu në hyrje të bazës në provincën Vardak dhe se forca e shpërthimit u zbut nga barriera mbrojtëse në hyrje të bazës.