E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, fillojnë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale

Nis regjistrimi i kandidatëve për garës presidenciale në Afganistan. Zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm ku do të zgjidhet edhe pasardhësi I presidentit Hamid Karzai.

Zëdhënësja e Komisionit të Pavarur Zgjedhor, Noor Mohammad ka deklaruar se 12 kandidatë, të pavarur dhe pjesëtarë të partive e koalicioneve politike e kanë dorëzuar dokumentacionin sot në mëngjes.

Ata kanë afat deri më 6 tetor për të dorëzuar të gjithë materialin e nevojshëm për zgjedhjet që do mbahen më 5 prill 2014.

Lista me kandidatët e certifikuar do të shpallet më 16 nëntor.

Karzai është duke e përfunduar mandatin e tij të dytë, ndërsa kushteta e vendit ja mohon të drejtën për të kërkuar rizgjedhjen për të tretën herë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›