Afganistan, gratë protestuan kundër ekzekutimeve publike

Gratë në Afganistan kanë protestuar sot në kryeqytetin Kabul kundër dhunës ndaj femrave.
Kjo protestë u bë pas ekzekutimit publik të një gruaje të re afgane të martuar në provincën Parvan, e cila ishte akuzuar për tradhti bashkëshortore.
Ministria për çështjen e grave në Afganistan e ka përshkruar demonstrimin e sotëm si “protesë në heshtje”.
Protestës iu bashkuan edhe disa deputetë, ndërsa gratë marshonin në selinë e Kombeve të Bashkuara në Kabul.
Ekzekutimi i 22-vjeçares në provincën Parvan ka shkaktuar shqetësim në të gjithë globin.
Në një video të publikuar shfaqesj gruaja e cila u qëllua për vdekje ndërsa burrat brohorisnin.
Autoritetet afgane për këtë ekzekutim i kanë fajësuar militantët talibanë.
Por, talibanët kanë thënë se nuk ishin të përfshirë në këtë rast.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka dënuar vrasjen duke e cilësuar si joislamike dhe të pafalshme.