E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlandë, lirohet amerikani që përktheu biografinë e mbretit

Lirohet nga burgu shtetasi amerikan, Xhoe Gordon, i cili ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burgim në Taljandë, për përkthimin e biografisë së mbretit të këtij vendi, akt ky që është i ndaluar në këtë vend.

Gordon ishte dënuar në dhjetor të vitit të kaluar, për përkthimin e pjesëve nga libri “Mbreti i Ri Kurrë Nuk Qeshet”, nga gjuha angleze në atë tajlandeze.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Tajlandë, Uolter Braunholer, tha se Gordon është liruar mbrëmë vonë.
Mbreti i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej, mbreti me sundimin më të gjatë në botë, është i nderuar në vendin e tij dhe në masë të madhe shihet si forcë stabilizuese. Por, ligjet mbretërore tajlandeze janë më të ashprat në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›